Ballina Sport Messi hyn në histori/ Fiton trofeun e 6 të “Topit të Artë”,...

Messi hyn në histori/ Fiton trofeun e 6 të “Topit të Artë”, mposht Ronaldon dhe Van Dijk

Lionel Messi është vetë historia e futbollit. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës fitoi për herë të 6-të në karrierë Topin e Artë, trofe që iu dorëzua nga Luka Modriç, fituesi i edicionit të kaluar, në mbrëmjen gala të organizuar nga France Football.

Messi mposhti konkurencën qëndërmbrojtësit të Liverpoolit Virgil Van Dijk por edhe të Cristiano Ronaldos dhe Sadio Mane që bënin pjesë në 4-shen e parë. Messi la pas CR7-ën që ka 5 Topa të Artë dhe është lojtari që ka fituar më shumë Topa të Artë në karrierë.

Në fjalën e tij argjentinasi u shfaq shumë i lumtur për këtë trofe të fituar, ndërkohë që falenderoi edhe shokët e skuadrës te Barcelona që i kanë mundësuar të realizojë 45 gola në sezonin e fundit. Van Dijk dhe Ronaldo kompletuan podiumin duke zbritur në vendin e 4-t senegalezin Sadio Mane.

Trofeu Kopa ndërkohë shkoi për një holandez. Mbrojtësi i Juventusit Matthijs De Ligt u shpall lojtari më i mirë i vitit nën moshën 21-vjeç duke u bërë futbollisti i dytë që fiton trofeun Kopa pas Kylian Mbappe i cili e bëri të vetin këtë çmim në vitin 2018-të.

Në cermoninë e Topit të Artë u dorëzua për herë të parë edhe trofeu Yashin në nder të portierit të vetëm në historinë e futbollit që ka fituar Topin e Artë, rusit Lev Yashin. Portieri më i mirë vitit 2019-të me meritë u shpall fituesi i Championsit me Liverpoolin Allison Becker. Në kategorinë e femrave Topin e Artë e fitoi a amerikania Megan Rapinoe.

VIDEO bonus:
Loading...