Ballina Aktualitet Kultura Mendja e shitur eshte mendje e prishur

Mendja e shitur eshte mendje e prishur

George ORWELL
Problemi nuk zgjidhet as atehere, kur shkrimtari u shmanget termave te kunderta. Nuk ekziston dicka e atille si letersi krejtesisht apolitike dhe, me se paku, ne nje kohe si kjo jona, kur frika, urrejtja e besnikeria e llojit te drejtperdrejte politik, jane aq afer siperfaqes se vetedijes se cdo njeriu.
Qofte dhe nje tab? e vetme mund te kete efekt cungues mbi mendjen, sepse ekziston rreziku i perhershem qe rrjedha e cdo mendimi te lire mund te coje ne mendimin e ndaluar. Nga kjo del se atmosfera e totalitarizmit eshte vdekjeprurese per cfaredo shkrimtari prozator, teksa poeti lirik ka gjasa qe edhe mund te frymoje ne kete atmosfere. Per me teper, ne cfaredo shoqerie totalitare, qe ka arritur te mbijetoje me teper se dy gjenerata, ka gjasa qe letersia ne proze ? e atij lloji qe ekziston keto katerqind vjetet e fundit ? faktikisht do te pushoje se ekzistuari.
* * *
Ndonjehere edhe ka ndodhur qe letersia te kete lulezuar nen regjimet despotike, mirepo, sic eshte theksuar shpesh, jo te gjitha despotizmat jane totalitare. Aparati represiv i tyre nuk ishte gjithnje efikas, kastat e tyre sunduese zakonisht ishin ose te korruptuara, ose apatike, apo kishin pikepamje gjysmeliberale dhe doktrinat religjioze, qe kane qene ne fuqi, zakonisht kane vepruar kunder perfeksionizmit e nocionit per pagabueshmerine njerezore.
Mirepo, edhe perkunder kesaj, eshte mese e vertete se letersia ne proze ka arritur shkallen me te larte pikerisht ne periudhat demokratike dhe ato te mendimit te lire. Ajo qe eshte e re te totalitarizmi, eshte fakti se doktrinat e tij jo vetem qe jane te pakundershtueshme, por gjithashtu jane edhe te paqendrueshme. Ato duhet te pranohen me rrezikun e mallkimit, ne anen tjeter, ato jane te prirura te ndryshojne menjehere.
Per shembull, le te marrim pikepamjet e ndryshme, te cilat nuk puqen aspak me njera-tjetren, qe nje komunist anglez ose nje “simpatizues” eshte dashur t?i pranoje ne lidhje me luften mes Britanise dhe Gjermanise. Me vite te tera, para shtatorit 1939, i duhej qe tere ate qe shkruante, ta kthente ne denoncim kunder Hitlerit; pastaj dymbedhjete muaj rresht pas shtatorit 1939, i duhej te besonte se ndaj Gjermanise me teper eshte mekatnuar, sesa vete ajo ka bere mekate, ndersa fjalen “nazist” iu desh ta hiqte nga fjalori, se paku ne shkrimet qe do t?i botonte ne shtyp. Menjehere pas lajmeve te ores tete ne mengjesin e 2 shtatorit 1941, atij iu desh perseri te besoje se nazizmi ishte e keqja me e frikshme, qe bota ka pare ndonjehere.
Per politikanin nuk eshte dhe aq e veshtire te beje keso kthesash, por rasti i shkrimtarit eshte pak me ndryshe. Nese atij i duhet t?i ndryshoje besnikerite e tij ne momente te caktuara, ai ose do te genjeje per ndjenjat e tij subjektive, ose do t?i shtype fare ato. Sido qe te jete rasti, ai e ka shkaterruar dinamon e tij. Jo vetem qe idete do t?i refuzojne t?i ndermenden, por cilado fjale qe do te perdore, do te ngrije nga e prekura e tij.
* * *
Shkrimi politik i kohes sone, kryesisht, perbehet nga fraza te parafabrikuara e te lidhura njera me tjetren si pjeset e lodrave te femijeve.
Kjo ndodh si rezultat i paevitueshem i autocensures.
Per te shkruar me nje gjuhe te qarte e te fuqishme, njeriut i duhet te mendoje lirshem, pa frike; e njeriu qe mendon pa frike, nuk mund te jete politikisht ortodoks. Ndryshe mund te ndodhe vetem ne rast te ndonje “kohe te besimit”, kur ortodoksia mbizoteruese vendoset per nje kohe te gjate e nuk merret seriozisht. Ne ate rast, mund te ndodhe qe hapesira te medha te mendjes se njeriut te mos ndikohen nga ajo, qe zyrtarisht besohet.
Perkunder kesaj, vlen te permendim se letersia ne proze gati sa s?u zhduk gjate kohes se vetme te besimit, qe Europa ka perjetuar. Gjate tere kohes se Mesjetes, thuajse nuk pati asnje shkrimtar imagjinativ te letersise ne proze dhe pati shume pak te atille ne planin e shkrimit historik; udheheqesit intelektuale te shoqerise i shprehnin mendimet e tyre themelore me nje gjuhe te vdekur, e cila ndryshoi fare pak gjate nje mije vjeteve.
Mirepo totalitarizmi me teper premton nje kohe skizofrenie, sesa nje kohe besimi. Shoqeria behet totalitare atehere, kur strukturat e saj behen sheshazi artificiale. Me fjale te tjera, kur klasa sunduese ka humbur funksionin e saj, por ia arrin qe te mbahet ne pushtet me force e mashtrim.
Pa marre parasysh per sa kohe i shkon per dore te mbahet ne pushtet, nje shoqeri e tille nuk mund te behet qofte tolerante, qofte e qendrueshme intelektualisht. Kjo shoqeri nuk guxon kurre te lejoje regjistrimin e fakteve, ose te lejoje sinqeritetin emocional qe e kerkon krijimi letrar.
* * *
Nuk eshte e thene qe vetem ai, i cili jeton ne nje shtet totalitar, te jete i infektuar nga totalitarizmi. Vete mbizoterimi i ketyre ideve mund te perhape njefare helmi, qe i ben temat njeren pas tjetres te pamundshme per qellime letrare. Kurdohere qe ekziston nje ortodoksizem i imponuar, ose sic ndodh zakonisht, dy ortodoksizma te imponuara, shkrimi i mire pushon se qeni.
Ekzistojne nje sere arsyesh, te cilat puqen dhe deshmojne se perse per poetin eshte pakez me e lehte, ne krahasim me prozatorin, qe ta ndieje veten disi me te lire ne nje shoqeri autoritative. Ne radhe te pare, burokratet dhe njerezit e tjere “praktike”, zakonisht e perbuzin poetin aq shume, sa kjo mjjafton t?i pengoje qe te jene te interesuar per cfare thote ai. Pastaj, ajo cfare thote poeti, me fjale te tjera, nese poezia e tij perkthehet ne proze, “kuptimi” eshte relativisht i parendesishem edhe per vete poetin.
Mendimi qe mbart poezia eshte gjithmone i thjeshte dhe eshte qellim primar i poezise, per aq sa anekdota eshte qellim primar i piktures. Poezia eshte organizim i tingujve dhe asociacioneve, sikurse piktura eshte nje organizim i shenjave te penelit. Po ashtu, eshte e vertete se poezia ne fragmente mund te dale edhe pa ndonje kuptim, si per shembull, ne refrenet e nje kenge.
Prandaj poeti e ka me te lehte t?u ike temave te rrezikshme dhe t?i shmnaget mundesise qe te thote herez?: madje, kur thote herez?, ato mund te mos verehen. Edhe ne ato shoqeri, ku liria dhe individualiteti jane zhdukur, do te mbetet nevoja per kenge patriotike e balada heroike qe do te madherojne fitoret, do te mbetet nevoja per te sterholluar te ushtruarit e lajkatimeve: keto jane llojet e poezise, qe mund te shkruhen sipas porosise ose te shoqerohen bashkerisht, pa e humbur doemos vleren artistike. Proza eshte dicka tjeter, meqe shkrimtari i prozes nuk mund te shkurtoje diapazonin e mendimit te tij, pa e pase vrare invencionin e vet.
* * *
Mirepo historia e shoqerive totalitare apo historia e grupeve, qe kane adoptuar pikepamjet totalitare, na meson se humbja e lirise eshte e demshme per te gjitha format e letersise.
Shkaterrimi i lirise intelektuale e sakaton gazetarin, shkrimtarin sociolog, historianin, romancierin, kritikun dhe poetin sipas kesaj radhitjeje. Letersia eshte e denuar me vdekje, nese zhduket liria e mendimit. Jo vetem e peson kete fat ne cilindo shtet, qe ruan strukturen totalitare, por edhe cdo shkrimtar qe pranon pikepamjet totalitare, qe arsyeton persekutimet e falsifikimet e realitetit, e shkaterron vetveten si shkrimtar.
Nga kjo nuk ka rrugedalje. Asnje fjalim kunder “individualizmit” dhe “kulles se fildishte”, asnje devotshmeri banale per konceptin se “individualiteti i vertete arrihet vetem nepermjet identifikimit me bashkesine”, nuk mund te fshehe faktin se mendja e shitur eshte mendje e prishur.
Perktheu Sazana Çapriqi
@tn.lajmelokale
@tetovanews