Ballina Aktualitet Më shumë detaje për zjarrin në Tetovë, ku janë plagosur disa persona...

Më shumë detaje për zjarrin në Tetovë, ku janë plagosur disa persona (VIDEO)

Një burrë ka përfunduar me të djegura në trup të nivelit të katërt dhe 10 persona janë lënduar shkaku i tymit në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 11:00 në një banesë në rrugën ‘Dimo Gavrovski Kara’ në Tetovë. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë Shkup’.

https://youtu.be/rG_SnVZvm-k

“Nga ndihma e shpejtë na dërguan 11 persona. Në repartin e sëmundjeve kronike është bartur një pacient me gjendjen e keqe shëndetësore dhe me të djegura të nivelit të katërt dhe menjëherë është dërguar në klinikën e Tetovës dhe më pas në Klinikën ‘Nëna Tereza’ në Shkup”, tha Boban Vuçeski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

https://youtu.be/_qZuO4zZqgY

Ai shtoi se në repartin intern janë pranuar gjashtë gra dhe katër bura dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur nga një eksplozion i madh nga një bombolë.

Nga Njësia kundër zjarrit njoftuan se kanë intervenuar me 1 zjarrfikës dhe tre automjete./Telegrafi/

https://youtu.be/pYMdvq4qnSY

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews