Ballina Lajme Shqipëri VIDEO/“Më kanë marrë gruan pa më pyetur”, qytetari në Durrës i qan...

VIDEO/“Më kanë marrë gruan pa më pyetur”, qytetari në Durrës i qan hallin, Rama: Paska pas më shumë mend se ti

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës pasditen e sotme ku është takuar me qytetarët e prekur nga tërmeti dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Por ndërsa shumë kishin problem strehimin, sigurinë e banesave të dëmtuara apo dhe ushqimin, një banor i qau hallin kryeministrit pasi bashkëshortja e tij ishte çuar në Golem për t’u strehuar.

Dialogu edhe pse në një situatë të rënduar, ka shkaktuar të qeshura.

Rama: Ça ke mor vëlla, ça ke? Më thuaj. Le të vijë, ça ke? Hë, thuaj?
Qytetari: Ma kanë marrë gruan ma kanë çuar në Golem.
Rama: Ça të kanë bërë?
Qytetari: Ma kanë marrë gruan, e kanë çuar në Golem.

Rama: Si ta kanë çuar në Golem
Qytetari: E kanë marrë e kanë çuar pa më vet mua.
Rama: E kanë marrë gruan pa të pyetur ty?
Qytetari: Po.

Rama: Po gruaja paska më shumë mend se ti se paska shkuar në hotel. Merr autobusin e shko tek gruaja. Hej Zot! O Zot! Gruaja është çmend me këtë, ka shkuar vetë i ka thënë në daç hajde në daç mos hajde.

VIDEO bonus:
Loading...