Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut e treta në botë për papunësinë e të rinjve

Maqedonia e Veriut e treta në botë për papunësinë e të rinjve

Gazeta angleze “The Economist” ka publikuar statistika në lidhje me papunësinë në botë dhe tek të rinjtë.

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në maje të listave sa i përket papunësisë, sidomos tek të rinjtë.

Sipas statistikave të “The Economist” për vitin 2018, papunësia tek të rinjtë (mosha prej 15 deri 24) është 44.7 përqind. Me këto numra Maqedonia e Veriut renditet e treta në botë, ndërsa para saj janë vetëm Bosnja e Hercegovina (46.7%) dhe Afrika e Jugut (52.9%).

Ndërsa sa i përket papunësisë tek të gjitha moshat, Maqedonia e Veriut është në vendin e gjashtë në botë, me 21.6 përqind të papunësisë.

Shqipëria me 13.9 përqind të papunësisë së popullsisë, renditet në vendin e 19 në botë./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews