Ballina Bota “Leksioni turk” nga tërmeti i 2011: Ja si u ndërtuan 20 mijë...

“Leksioni turk” nga tërmeti i 2011: Ja si u ndërtuan 20 mijë apartamente në 12 muaj dhe bumi ekonomik i ndërtimit

Në tetorin e vitit 2011, rajoni i Van në Turqi u godit nga një tërmet me magnitudë 7.1. pasojat ishin tragjike, 604 viktima,4100 të plagosur. Tërmeti preku rëndë edhe rajonin e Ercis.

Një pasgoditje e magnitudës 5.6 me datën 9 nëntor do të rëndonte edhe më tej dëmin duke shkaktuar edhe 40 vdekje të tjera. Nga pasgoditja pati dëmtime të shumta në godina për shkak të ndërtimit të dobët dhe aplikimit të papërshtatshëm të kodeve të ndërtrimit.

Në total, 28 mijë e 512 banesa e godina ishin dëmtuar rëndë në goditjen e parë. Kjo goditje e çoi në 35 mijë numrin e tyre. 60% e banesave në rajonin e Van pësuan dëmtime të rënda.

Van është një prej rajoneve më të varfëra të Turqisë. Jeta ekonomike e Van ishte shkatërruar nga tërmeti dhe shumë njerëz nuk kishin më punë.

Pas tërmetit u vendos në zbatim një plan reagimi energjik. Një vit pas tërmetit, 30 mijë njerëz ishin ristrehuar në qytet dhe 70 mijë të tjerë ishin transferuar në zonat e reja të ndërtuara. 6 mijë vende të reja punë u krijuan, më së shumti në ndërtim. Në rajonin e Van ishin krijuar 5 zona të reja banimi. Shtëpitë kushtonin 37 mijë euro secila për t’u ndërtuar. Familjarët paguanin 1/3 e kostos së banesës, me një kredi me zero interesit për një periudhë 15-20 vjeçare,me një këst rreth 100 euro në muaj ndërsa qeveria paguante pjesën e mbetur.

Stabiliteti politik i dekadës së fundit kishte mundësuar që të beheshin investime të shumta në rajon në rrugë, infrastrukturë dhe në struktura të reja.

Por bumi ekonomik nga ndërtimi ishte i përkohshëm dhe rikuperimi në afat të gjatë ishte më pak i sigurtë.

Turqia kishte përgatitje të dobët për tërmetin dhe pas kësaj mori masa të shumta,ndër të cilat një skanim i godinave dhe shembjen e atyre godinave që ishin ndërtuar dobët, me argumentin e mbrojtjes nga tërmetet.

Në vitin 2001, qeveria turke e kishte bërë të detyrueshëm sigurimin e banesave,duke kërcënuar se ata që nuk e bënin do t’u ndërpritej energjia elektrike dhe uji. Por kjo do të zgjasë vetëm një vit,dhe realisht jo të gjithë e kishin bërë sigurimin e banesës.

Në Van, niveli i sigurimit të banesave ishitë shumë më i ulët në Stamboll ose Ankara. Pas tërmetit, njerëzit u kompensuan njësoj,si ata që kishin siguruar banesën e si ata që nuk e kishin siguruar atë.

Kjo u bë si vendimmarrje politike dhe duke qenë se rajoni ishte i populluar nga kurdë, qeveria përmirësoi popullaritetin e saj në zgjedhjet pasuese, si rrjedhojë e reagimit në gjendjen e jashtëzakonshme. Njerëzit u trajtuan njësoj për kompensimin qeveritar, e kishin apo jo sigurimin e banesës. Nëse do të zbatohej ligji, njerëzit që nuk kishin sigurim nuk duhej të strehoheshin njësoj si ata që kishin sigurimin. Por politikisht kjo do të ishte e papranueshme për qeverinë.

Në vitin 2012 u prezantua ligji i ri për transformin urban që synonet të rriste sigurinë e banesave ekzistuese duke përcaktuar zonat e rrezikshmeisë së tërmeteve dhe duke detyruar njerezit që jetonin në këto zona që të merrnin ndihmë profesionale për të analizuar riskun e tërmetit në banesat e tyre.

Në Van dhe Ercios u ndërtuan 20 mijë njësi banimi të reja nga TOKI, agjencia qeveritare e banesave.

TOKI manaxhoi ndërtimin e 15 mijë apartamenteve në Van dhe të 5 mijë apartamenteve në Ercis për një periudhë 12 mujore nga data e tërmetit.

VIDEO bonus:
Loading...