Ballina Aktualitet Kurti: S’ka Qeveri këtë vit, LDK refuzoi Kryeparlamentarin

Kurti: S’ka Qeveri këtë vit, LDK refuzoi Kryeparlamentarin

Albin Kurti ka konfirmuar se këtë vit nuk do të ketë Qeveri të re. Ka thënë se në janar do të ndodhë pajtimi me LDK’në për të ndarë pozitat shtetërore.

Lideri i VV’së ka thënë se Partia e Isa Mustafës refuzoi pozitën e Kryetarit të Kuvendit të cilën e mori Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në”, ka thënë Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

“80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, la shtuar ai.

Kurti ka thënë se s’bën të humbet më shumë kohë për të formuar Qeverinë derisa ka thënë se  në bisedime me LDK’në po mbrojnë vullnetin e popullit.

“Unë pres që pas konstituimit të Kuvendit të fokusohemi në bërjen e koalicionit qeverisës sepse pengesat e panevojshme nuk i duam. Ne nuk do të ishim VV nëse nuk punojmë e kërkojmë ashtu siç duan qytetarët. Kohë për të humbur nuk kemi sepse s’kemi ekonomi të zhvilluar, nuk kemi shërbime të mira shëndetësore dhe pothuajse të gjithë sektorëve iu duhet ndërhyrje”, ka thënë ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews