Ballina Aktualitet Kurti nuk takon presidentin Thaçi

Kurti nuk takon presidentin Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se lideri i saj, Albin Kurti nuk do të takohet të premten me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës që i ka bërë ky i fundit kryetarit të VV-së.

“Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, ka konfirmuar VV-ja për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kërkuar të takohet me Kurtin të premten në orën 13:30 në takimin konsultativ.

Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, i cili parasheh formën e zgjedhjes së qeverisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në kuvend, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje, t’i propozojë kuvendit kandidatin për kryeministër. Nga ai moment, do të nisë rrjedhja e afatit prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re të vendit.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...