Ballina Aktualitet Kosovë Kurti: LDK-ja ka kërkuar postin e presidentit por nuk kanë dhënë emrin

Kurti: LDK-ja ka kërkuar postin e presidentit por nuk kanë dhënë emrin

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se po i kërkohet nga LDK-ja që të mbështesë kërkesën e tyre për postin e presidentit pa e ditur se kush do të jetë ai.

“Po më kërkohet një pëlqim blanko. Më kanë kërkuar postin por nuk më kanë treguar kush është ai”-ka thënë Kurti.

“Asnjë nga tre anëtarë e kryesisë së LDK-së nuk e kanë pranuar se duan të bëhen president”, ka shtuar ai në RTK.

“Është një President fantom në tentativë që nuk po e dimë kush është. Presidenti është personalitet. Unë nuk mund të them që kam emra edhe për karrige të zbrazëta që po na presin e lëre më për një karrige që është e nxënë”

LDK dhe VV janë në fazën e fundit të lidhjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës. Grupet punuese të të dy subjekteve kanë krijuar nëj program të përbashkët qeverisës dhe tani ka mbetur vetëm ndarja e posteve në qeveri.

Kryetarët e dy subjekteve janë marrë vesh që të takohen gjatë ditëve në vijim për të lidhur një marrëveshje para konstituimit të Kuvendit. Presidenti i vendit e ka caktuar dtën 24 dhjetor për mbledhjen e parë të legjislaturës së re.

@tn.lajmelokale
@tetovanews