Ballina Aktualitet Kurti: Do të takohem me Presidentin Thaçi (VIDEO)

Kurti: Do të takohem me Presidentin Thaçi (VIDEO)

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sonte në ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit duhet t’ia japë mandatin e kryeministrit, transmeton Periskopi.

‘’Po, unë do të takohem me presidentin Thaçi, duhet të takohem sepse ai duhet t’ma jap mandatin. Mendoj në atë takim ta pyes se çka mendon ai për demarkacionin me Malin e Zi, pra çka mendon per ata 8 mijë hektarë tokë’’, ka thënë Kurti.

Kurti është pyetur nga Jeta Xharra se kur ka qenë hera e fundit që është takuar me presidentin.

‘’Në një konferencë në Tiranë ishim edhe me Thaçin bashkë. Nuk jemi taku pastaj sepse unë kam qëndruar gjithë ditën, e ai vetëm në panelin e vetë. Pastaj ka qenë një darkë e përbashkët që ai mungoi’’,ka thënë Kurti./PERISKOPI/

VIDEO bonus:
Loading...