Ballina Aktualitet Kosovë Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK drejt finalizimit të marrëveshjes, ndahen ministritë

Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK drejt finalizimit të marrëveshjes, ndahen ministritë

Koa*licioni qeverisës në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së pritet të finalizohet sot.

Sipas mediave në Kosovë, pas bisedimeve disa javëshe dy partitë kanë gjetur dakordësinë për programin e ri të qeverisë dhe ndarjen e ministrive dhe posteve të tjera.

Televizioni Klan Kosova shkroi sot se sipas një marrëveshje që ka arritur të sigurojë, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë këto ministri:

Ministria e Financave;
Ministria e Jashtme;
Ministria e Shëndetësisë;

Ministria e Drejtësisë;
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë këto ministri:

Ministria e Brendshme;
Ministria e Mbrojtjes;
Ministria e Infrastrukturës;

Ministria e Zhvillimit Ekonomik;
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Minoriteti serb do të drejtojë Ministrinë e Kthimit.

Minoritetet e tjera do të drejtojnë Ministrinë e Kulturës.

Po ashtu, drejtimi i Kuvendit mësohet se do t’i jepet Vjosa Osmanit nga LDK.

Një ditë më parë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha qartë se kryeministër i vendit do të jetë ai.

Parlamenti dhe qeveria e re priten të konstituohen më 24 dhjetor 2019, në seancën e fundit parlamentare për këtë vit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews