Ballina Aktualitet Shqipëri “Këtë rakinë se kemi gjë ne tironsit”, 90-vjeçari çohet nga karroca për...

“Këtë rakinë se kemi gjë ne tironsit”, 90-vjeçari çohet nga karroca për ta përshëndetur, Rama ia pret me batuta: : Ulu ulu, se të shtyj unë, jam pa patentë, por… (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Farkë, në shtëpinë e re të familjes së Sefer Poçit të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit 2019. Rama njofton se familja Poçi, dy muaj më parë mbeti në qiell të hapur, por vitin e ri do e gëzojë në banesën e re. Në takim nuk munguan as batutat me kryefamiljarin i cili pavarësisht se në moshë të thyer dhe në karrige me rrota, u çua në këmbë për t’a pritur.

Batutat e Ramës me familjen Poçi:

Sefer Poçi: Jam 90 vjeç unë, për ty do të rri në këmbë.

Edi Rama: Eja ulu, bëmë një nder, ulu se do futemi me karrocë. Do të të shtyj unë me karrocë.

Sefer Poçi: Nusja është në Angli, dhe thotë ke knu ti në Angli. Hape derën tashi dhe thuaj “Bismilah, Elhamdulilah”

Edi Rama: Me këmbën e djathtë (Duartrokitje) Ulu vëlla ulu, apo s’ke besim tek shoferi (shtyn karrocën). Afrohu pak këtu, mos luj ma. Unë jam pa patentë, po shofer jam.

Sefer Poçi: Unë kam besim tek Zoti, po ti je kryetari, po të gjithë kanë ardhur me inxhinierë me të gjithë.

Edi Rama: Mos mu lodh. Ku janë të tjerët?

Erion Veliaj: Ky është çuni i madh.

Sefer Poçi: Ecni pra, mua më ka ardhur kryetari i qeverisë, ju rrini brenda.

Edi Rama: Shtëpia jote është e mbushur me ëmbëlsira.

Sefer Poçi: Këto dy sy nuk kanë parë njëherë drita garumbull si në xhami…

Erion Veliaj: Kryetar i gjetëm ditën e tërmetit të parë, krevati ishte në cep.

Edi Rama: Dritat garumbull… Sa më pelqeu kjo, se kisha dëgjuar kurrë. Këtë rakinë se kemi gjë, të mirë e bëjnë ata nga Korça, nga Skrapari, ne tironsit se kemi gjë. Po do e pimë. Hajde gëzuar.

Sefer Poçi: Të ectë mbarë ishalla.

https://youtu.be/sFa55UG3C7U

@tn.lajmelokale
@tetovanews