Ballina Aktualitet Kasami përballë strukturave në Gostivar, paraqet platformën ‘BESA’ (FOTO)

Kasami përballë strukturave në Gostivar, paraqet platformën ‘BESA’ (FOTO)

Lëvizja BESA sonte para strukturave të saja në Gostivar ka shpaluar platformën e saj ‘BESA’ . Barazi, ekonomi, stabilitet dhe ardhmëri janë shtyllat e platformës së kësaj partie. Për më shumë shihni kumtesën e Lëvizjes BESA në Facebook:

“Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me nënkryetarët, Fadil Zendeli (deputet), Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani si dhe deputetja Teuta Bilalli, para qytetarëve të Gostivarit shpalosen platformën “BESA”, e cila përbëhet nga katër shtylla të forta; #Barazi, #Ekonomi, #Stabilitet dhe #Ardhmëri.

Para të pranishmëve, fjalë rasti mbajti deputeti, Fadil Zendeli, i cili para bashkëqytetarëve të tij deklaroi se platforma e BESËS, ka prekur pikat më kryesore dhe problematikat më të rëndësishme që u tangojnë qytetarëve dhe nëpërmjet kësaj është zgjidhja.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se rrugëtimi i Lëvizjes është shumë i rëndësishëm dhe se me këtë platformë do të sigurohet jetë më e mirë për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

#Barazi, #Ekonomi, #Stabilitet, #Ardhmëri

VIDEO bonus:
Loading...