Ballina Lajme Shqipëri ‘Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi’…historia e 68-vjeçarit në kushte ekstreme të varfërisë:...

‘Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi’…historia e 68-vjeçarit në kushte ekstreme të varfërisë: Jetoj si njeri kot (VIDEO)

Banesa e 68-vjeçarit

Jeta për Mark Dukagjinin, 68 vjeç, nga fshati Zheje i Kurbinit nuk ka qenë aspak e drejtë. Ai jeton i vetmuar dhe në kushte mjaft të këqija. Ai i bën apel gjithkujt që ka mundësi, që ta ndihmoje. 

KURBIN- Mark Dukagjini, 68 vjeç nga fshati Zheje i Kurbinit jeton vetëm dhe në kushte të rënda varfërie dhe banimi. Ai jeton në një barake të çarë nga të katërta anët e të mbuluar me llamarina, e cila në kohë reshjesh, të gjithë shiun e të ftohtin e fut brenda.

Të vetmet të ardhura për Markun janë 1800 lekë përkrahje sociale në muaj, të cilat nuk i mjaftojnë as për ushqim, e jo më për ilaçet që ai merr. Ai mbijeton vetëm falë bashkëfshatarëve të tij të cilët i japin ushqim për të ngrënë aq sa edhe ata kanë mundësi.

Banesa e 68-vjeçarit

Fqinjët e dërgojnë edhe nëpër spitale sa herë që gjendja e tij përkeqësohet,

“Jetoj keq. Jetoj si njeri kot. Vetëm ha për të shty ditët. 1800 më japin ndihmë ekonomike. As për të hëngër bukë as për asgjë skam mundësi. Më kanë ndihmu me naj kile mill. Mirë jo keq. Shumë faleminderit prej të gjithëve. Edhe ato s’kan tjetër mundësi se janë më keq vetë. Energji elektrike nuk kam fare prej 4 vitesh”, tha Mark Dukagjini.

Mark Dukagjini

Jeta e Markut për fqinjin e tij, Ndrec Piroli, i ngjason poezisë së mjerimit të Migjenit…një kafshatë që s’kapërdihet. Ai i bën apel për ndihmë gjithkujt që ka mundësi që ta ndihmoje Markun pasi kushtet në të cilat jeton ai janë të pafalshme për kohën që po jetojmë.

“Më kujtohen vargjet e poezizë së Migjenit. Kafshatë që nuk kapërdihet osh o vëlla mjerimi. Të jesh në mjerim në 2019 kur stacioni hapësinor po eksploron planetët. Kur telefoni celular ka bërë progres. Kur njerëzit s’postohen nga njëri vend në një vend tjetër, ka akoma njerëz që diskutojnë bukën e gojës. Dihet që Marku është përkrahur nga ne dhe do të gjeje përkrahje nga ne. E kemi dërguar në spital disa herë. I kemi sjellë ushqim për të ngrënë, por kjo nuk mjafton. Nuk mjafton pasi ky do që të jetoje çdo ditë”, Ndrec Piroli, bashkëfshatar i Markut.

Markut nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të shpresoje se dikush me zemër të mirë do t’i vije në ndihmë.

Banesa e 68-vjeçarit

*Nëse dëshironi për të kontribuar me një ndihmë, sado të vogël mund të telefoni në numrin +355682120342. Ky numër është i të afërmit e tij, pasi Marku nuk ka celular.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...