Ballina Aktualitet Lajme Inxhinieri rumun: Nuk kisha parë të çara të tilla nga tërmeti, duhet...

Inxhinieri rumun: Nuk kisha parë të çara të tilla nga tërmeti, duhet kontroll më i rreptë në ndërtime

Inxhinieri i strukturave nga Rumania Cezar Aanicai në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se nga inspektimet në terren ka evidentuar dëme të mëdha nga tërmeti ku të çara të mëdha në muret e brendshme nuk i ka parë në ansë vend tjetër.

Më tej Aanicai shtoi se duhet të ketë një kontroll më të rrepte në ndërtime dhe të ndryshojë legjislacioni.

Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Çdo tërmet ka disa gjatësi valës, të cilat udhëtojnë me shumë kilometër. Tërmetet në Rumani lejojnë që strukturat të sillen në mënyra të ndryshme, sepse lëvizin sipas valëve. Në rastin e Shqipërisë, kemi pasur valë 10 km në thellësi e këto valë shkatërrojnë shpesh strukturat. Nuk kam parë kurrë çarje të tilla”, tha ai.

Eksperti rumun theksoi se ka parë dëmtime serioze të ndërtesave, sidomos në zonën e Vorë, duke thënë se ajo që e ka habitur është se këto ndërtime ishin mirë nga jashtë, por kishin pësuar dëmtime të rënda nga brenda.

“Kam parë ndërtesa që nga jashtë duken mirë, por në brendësi janë të shkatërruara. Mendoj se kontrolli rigoroz ka munguar. Në Vorë kam vënë re ndërtesa me shkatërrime të mëdha. Por ndërtesat e mira kanë mbijetuar. Në Shqipëri ka inxhinierë po ashtu tepër të mirë. Gjatë bisedës me inxhinierët, ata ishin shumë të mirë, por ka edhe gabime, gjë që ndodh edhe në Rumani.

Kam parë një ndërtesë në Marikaj që më ka habitur nga zgjerimi i shkatërrimit. Tullat ishin shkatërruar thuajse totalisht. Terreni ishte ndërtuar mbi truall të dobët. Gabimet e bëra kanë bërë që të ketë pasoja. Ekziston një problem legjislativ që duhet rregulluar, në sensin e një kontrolli më të madh në cilësi në ndërtime. Por ka edhe ndërtime që janë bërë në rregull.

Edhe në Rumani nuk është sistemi perfekt, por arrijmë të menaxhojmë situatën në momente të caktuara. Edhe Shqipëria edhe Rumania kanë kaluar në periudhën e komunizmit. Sistemi komunist, me gjithë problemet e veta patjetër, arriti që të ketë një sistem ndihmë që të përçojë siguri në ndërtesa, në vlerësimin e kualitetit. Kolonat janë më të rëndësishme sesa muret”- u shpreh ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews