Ballina Aktualitet Opinione Ilir Demalia: Kush është më mashtrues Rama apo Naçi?!

Ilir Demalia: Kush është më mashtrues Rama apo Naçi?!

Nga Ilir Demalia

Kush është më mashtrues Rama apo Naçi?!!

Shqiptarët janë popull që nuk mësojnë nga tragjeditë, nga mashtruesit, nga politikane që i abuzojnë si popull, i dhunojnë, i keqtrajtojnë, i përdorin dhe i shpërdorin sa herë të duan dhe si të duan dhe kur të duan! I zgjedhin, i rizgjedhin dhe ata, politikanët apo mashtruesit i çfaqen prap si engjëj, megjithë se brirët e djallit si thika të gjakosura, shqiptarët ja shohin si pendë engjëlli.

Rasti i termetit çfaqi mishëruesit në emër të Zotit! Që momentin e parë që pashë Elvis Naçin, menyre e komportimit dhe gjuhës, shprehitë e fytyrës tipike të nje mashtruesi.

Nuk u nxitova po vura shumë pikëpyetje në fondacionin e tij dhe mënyrën se si ku fondacion di bënte transperente parate.

Tashmë që mësova që ky fondacion që quhet “Firdeus” dhe krijues është Elvis Naçi, bordi fondacionit që do kontrollojë paratë dhe do bëjë transperencën e shpenzimit të parave të grumbulluara për tërmetin janë: gruaja e Elvis Naçit, djali, djali motrës, vëllai, dy djemtë e tezes e antarë të tjerë të familjes Naçi.

Edi Rama e thirri dhe e mbajti Naçin në krahun e majtë të tij në mbledhjen e parë të emergjencës. Nuk di kush mësoj më shumë njeri-tjetrit artin e mashtrimit Naçi-Ramës apo Rama-Naçit?! Një gjë duket dukshëm, të dy janë profesionistë në artin e mashtrimit që funksionon shumë mirë më popullin shqiptar brënda dhe jashtë kufijve.

Mos të harrojme se shqiptarët bënin be e rrufe për Suden më 3 klasê e Xhaferrin oficerin jo më për KM dhe Naçin.

Po të jetë shtet dhe të këtë prokurori Naçit duhet ti hetohen burimet financiare nga vendet islamike.

Të tjera lajme do të këtë në vazhdim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews