Ballina Aktualitet Shqipëri “Ik largohu që këtu. S’të vjen zor”, Rama përzë qytetaren nga takimi...

“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor”, Rama përzë qytetaren nga takimi (VIDEO)

Sot pasdite kryeministri Edi Rama ishte në zonën e ish-kënetës në një takim me qytetarët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Mirëpo në këtë takim ka ndodhur një situatë jo fort e këndshme për kryeministrin Rama, i cili pati një debat me një qytetare, duke e përzënë këtë të fundit nga takimi.

Rama: Shyqyr zotit jeni mirë me shëndet, s’keni viktima se të tjerët i çuan me autokolona në varr.

Qytetarja: Ja pra ndërtuesit tuaj. Sa kanë dashur kanë marrë.

Rama: Çfarë the ti?

Qytetarja: A i dhatë ju firmat për ndërtimin? Ne kemi paguar sa qimet e kokës.

Rama: Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj.

https://youtu.be/NEeA60Q2Fzg

@tn.lajmelokale
@tetovanews