Ballina Lajme Shqipëri Histori e pabesueshme/ Gjen në Durrës qenin e ekspertëve të huaj, ja...

Histori e pabesueshme/ Gjen në Durrës qenin e ekspertëve të huaj, ja çfarë ndodhi (FOTO)

Një qytetar me profesion elektricist është përballur me një ngjarje të veçantë në këto ditë tensioni që po kalon vendi pas tërmetit të 26 nëntorit. Në banesën e tij tashmë ka një mik të veçantë, një qen që i përket ekspertëve të huaj, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.

Në një lidhje telefonike për “Neës24” Ilir Ibrahimi pohoi se pavarësisht faktit që kishte shkuar në polici për rastin në fjalë dhe se aty kishte lënë numrin e telefonit, askush deri më tani nuk është kujtuar për qenin. Ai tha se qeni duhet të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Kam gjetur qenin e ekspertëve të huaj që erdhën për inspektim. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë bashkë me qenin, madje lashë edhe numrin e telefonit atje. Më pas më telefonuan dhe më thanë; na prit në plazh. Pasi shkova aty bashkë me qenin, askush nuk erdhi.

Kam gruan të sëmurë me tension. Dje është e rrëzuar në oborr. Qeni ka shkuar dhe e ka kapur tek rrobat e trupit dhe e ka kthyer përmbys dhe më pas e ka fërkuar. Qeni të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.”, tha qytetari.

VIDEO bonus:
Loading...