Ballina Aktualitet Shqipëri Hakerat bllokojnë faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP: Mbrojmë lirinë e fjalës

Hakerat bllokojnë faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP: Mbrojmë lirinë e fjalës

Në një kohë kur sot pritet që Kuvendi të miratojë paketën ‘anti-shpifje’ hakerat e njohur ‘Anonymous Albania’ kanë sulmuar faqen zyrtare të AMA-s dhe AKEP.

Hakerat kanë deklaruar se kanë bllokuar faqen e AMA, pasi sipas tyre kjo e fundit nuk ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës.

“#Njoftim. Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe t’i gjobisë ato, por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokojë faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato.

AMA s’ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik! Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri. #AnonAlb”, thuhet në faqen e “Anonymous Albania”, shkruan “balkanweb”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews