Ballina Aktualitet Shqipëri “Hajde mish, urdhëroni mish”, kasapi në Durrës sfidon policinë: Mban hapur dyqanin...

“Hajde mish, urdhëroni mish”, kasapi në Durrës sfidon policinë: Mban hapur dyqanin poshtë pallatit të pabanueshëm

Pa harruar 51 viktimat dhe qindra të plagosurit, tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit solli dëmtime të shumta materiale, ku shumë godina u cilësuan të pabanueshme.

Ndër to, edhe disa pallate të Durrësit, një nga zonat më të prekura.

Një dyqan mishi në lagjen numër 12 , ndonëse ndodhet poshtë pallatit të pabanueshëm, ka vendosur të mos i mbyllë dyert por të sfidojë natyrën dhe madje vetë policinë.

Biznesi ka mbyllur muret e dëmtuara anësore me kompensatë dhe po vijon aktivitetin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews