Ballina Aktualitet Gruaja nga Fushë-Mamurrasi prej 3 javësh në çadër plastmasi: Për drita vijnë...

Gruaja nga Fushë-Mamurrasi prej 3 javësh në çadër plastmasi: Për drita vijnë më para te unë, për ndihma asnjë (VIDEO)

Partia Demokratike ka publikuar sot historinë e një gruaje nga Fushë-Mamurrasi, e cila ka mbetur në një çadër plastmasi që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Edhe pse kanë kaluar tre javë nga tërmeti, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, sipas PD-së askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së zonjës Lindita Basha.

“Për drita vijnë të parët te unë, për ndihma asnjë. Edi Rama pa nja 4 a 5 shtëpi, çoi ndihma, te unë nuk erdhi asnjeri as me pyetur a je gjallë a ke vdekur. Askush, as komisioni me verifiku.”– tha zonja nga Fushë Mamurrasi, e cila jeton me tre pjesëtarë të tjerë të familjes në çadrën prej plastasi që e ka krijuar vetë.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...