Ballina Aktualitet Shqipëri Grida Duma: Gjëja që po i acaron më shumë njerëzit janë batutat...

Grida Duma: Gjëja që po i acaron më shumë njerëzit janë batutat e Ramës, PD po lobon që Shqipëria të përfitojë ndihma për tërmetin

Grida Duma thotë se gjëja që po i acaron më shumë njerëzit në këto ditë janë batutat e kryeministrit Edi Rama.

Ajo tregoi se Bashkimi Evropian do të sjellë një valë të dytë fondesh, sepse sipas saj po lobon Partia Demokratike.

“Buxheti i shtetit nuk ka për ta përballuar dot këtë kosto. Kam thënë që e vetmja zgjidhje është ndihma nga BE. Kjo është një faturë qindra milionëshe, për të mos thënë miliardëshe.

Në ditët që vijnë BE do të ketë një shenjë pozitive, një valë të dytë fondesh nga BE, që priten nga konferenca e donatorëve për mbledhjen e fondeve, që do të drejtohet nga Macron.

Unë di që ka një interes të tij dhe lobim të madh të partive popullore dhe PD ka luajtur një rol të rëndësishëm për përfitimin e atyre fondeve.

Arsyeja e madhe që do të jepet është sepse do të theksohet gangrena që është emigracioni që vjen nga pasiguria, më shumë sesa varfëria, pas tërmetit. Unë shoh sinjale pozitive dhe nuk e shoh këtë si një çështje që lidhet me Ramën. Gjithçka që Shqipëria do të përfitojë, do të vijë si pasojë e katastrofës natyrore që kaluam. Kjo do të jetë arsyeja madhore që duhet të luftojmë të gjithë që ky fond të merret”, tha Duma.

E pyetur për ftesat për bashkëpunim drejtuar opozitës nga kryeministri, anëtarja e Kryesisë së PD-së tha se Edi Rama ka dashur të përftitojë nga fatkeqësia e njerëzve.

“E kam kaluar si shumë gjëra të tjera. Opozita e kishte nisur punën njësoj si opozita. Se do pse flitë për bashkëpunim qeveria. Besoj që ka qenë filozofia e duhur. Nuk mund të përfitosh show nga fatkeqësia. Në ka një gjë që sot acaron është jo sa i madh është dëmi, por batuat që do të banalizosh tragjedinë. Nuk rimëkëmbet asgjë ekonomikisht nëse nuk rimëkëmbet shpirtërisht”, tha Duma.

@tn.lajmelokale
@tetovanews