Ballina Sport Gjarpri ndërpret ndeshjen e kriketit, ç’heqin lojtarët për ta trembur (VIDEO)

Gjarpri ndërpret ndeshjen e kriketit, ç’heqin lojtarët për ta trembur (VIDEO)

Lojtarët e kriketit u ndeshën me një situatë të pazakontë gjatë një ndeshjeje të Kampionatit të Kriketit në Indi. Siç shkruan RT, atyre iu desh të duartrokisnin për të frikësuar një gjarpër dhe ta bënin atë të largohej nga fusha.

Loja mes skuadrave Andhra dhe Vidarbha ishte gati të fillonte sot në qytetin e Vijayawada-s, por papritmas një zvarranik i madh u shfaq në fushë, duke ndaluar menjëherë të gjitha veprimet.

Lojtarët prisnin me durim dhe shikonin gjarprin duke u zvarritur në të gjithë fushën. Nuk është e qartë për sa kohë u vonua ndeshja, por stafi duhej të përfshihej për të ndjekur gjarprin. Nuk dihet as se çfarë lloj gjarpri ishte.

Siç duket skuadrat indiane nuk e kanë për herë të parë pezullimin e lojës për shkak të hyrjeve të papritura në fushë.

Në vitin 2012, një lojë midis Anglisë dhe shtetit Haryana të Indisë, u vonua sepse një majmun u hodh në fushë. Dy vjet më parë, një ndeshje tjetër në Indi u ndërpre nga një makinë, shoferi i së cilës humbi drejtimin dhe aksidentalisht u fut në fushë.

VIDEO bonus:
Loading...