Ballina Aktualitet Gazetari i britanikes “The Independent”: Gazetarët të ngrihen për paketën anti-shpifje

Gazetari i britanikes “The Independent”: Gazetarët të ngrihen për paketën anti-shpifje

Gazetari i tabloidit britanik “The Independent” Borzou Dagarahi e shikon paketën anti-shpifje si një tendencë autoritare të qeverisë dhe i këshillon gazetarët shqiptarë që të reagojnë. Madje ai ka rezerva edhe për reagimet e ndërkombëtarëve pasi mendon se nuk është mirë që të mbajnë këtë qëndrim sa i përket të drejtave që kanë shqiptar për lirinë e medias.

“Drejtuesit që janë në pushtet dhe nuk e kuptojnë vlerën e lirisë së shprehjes, ose ndoshta ka të bëjë me mungesën e arsimimit. Nuk e kuptojnë çfarë do të thotë liria e shprehjes, nuk e kuptojnë që është funksionim i shoqërisë civile. Nga ana tjetër është ana sa funksionale është fuqia e parasë. Njerëzit që janë në pushtet kanë fuqinë ekonomike, kanë edhe njerëzit që i kanë miq që merren me mediat.”, tha ai në emisionin “Tempora” në Ora News.

Faktin që kryeministri Rama ka një TV online, Dagarahi e shikon si të rrezikshëm.

“Është e rrezikshme kur qeveria futet në këto biznese. Qeveria nuk duhet të futet në punët e medias. Është shkatërrim. Nëse pyesni këta të Zërit të Amerikës i ndalohet të bëjnë këtë lloj biznesi. Për kanalin “24 orë” ndalohet kategorikisht për t’u dhënë edhe jashtë Francës edhe brenda Francës. Mendoj se është një zgjidhje më e mirë të jetë jashtë saj. Qeveria në vend që të bëjë këtë duhet të fusë dhe të lejojë gazetarët profesionistë. Këshilla për gazetarët shqiptarë? Ky është një rast që Shqipëria gjithmonë ka mbajtur krahun e majtë, siç e bëjnë edhe vendet e tjera, por është një tendencë autoritare. Duhet të ngriheni dhe të mbani qëndrimin tuaj.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews