Ballina Aktualitet Shqipëri Fqinj me familjen Reçi, gazetari nga Durrësi tregon si u shuan në...

Fqinj me familjen Reçi, gazetari nga Durrësi tregon si u shuan në 30 sekonda (VIDEO)

Shembja e pallatit 6 katësh ku u humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj në Durrës ka bërë të pabanueshëm edhe pallatin në krah të tij. “Abc News” ishte në lagjen 18 në Durrës ku mori edhe rrëfimet e banorëve për rrëzimin e pallatit dhe vështirësinë që ekipet e kërkim-shpëtimit kishin për nxjerrjen e trupave të viktimave.

Në rrënojat e pallatit 6-katësh sot familjarë dhe njerëz të afërt të dy familjeve kanë vendosur lule dhe qirinj në kujtim të viktimave.

Në pallatin që u shemb nga termeti, banonte që prej vitit 1996 edhe familja Reçi. Ata u shuan të gjithë nën rrënoja…Kryefamiljari Eduard Reçi, 54 vjeç, gruaja Dolora Reçi, 49 vjeç, djali Klaus Reçi, 21 vjeç dhe 24 vjeçarja Kristi Reçi, mikesha e djalit të Kryeministrit. E gjitha çfarë ka ngelur sot është fusha me mbetje intertesh dhe kujtime të rrëmujshme…

Gazetari Gjergji Thanasi jetonte vetëm pak metra larg pallatit 6 katësh në të cilin humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj.

Duke folur për Abc News, Gjergji kujton se policia mbërriti pas 20 minutash dhe nuk kishin mjete për operacionin e shpëtimit.

“Policia erdhi pas 20 minutash, nuk kishin cfarë të bënin, vetëm duke punuar me duar që u gjakosën. Nuk kishin as dritë, punonin me dritën ecelularit…Më shumë nuk mund të kërkoje nga policët. Zjarrfikësja erdhi, por pa ujë”.

Rënia e pallatit 6 katësh ka goditur dhe thyer 3 prej kolonave mbajtëse në krah të saj. Për këtë arsye prej disa ditësh ekspertë shqiptarë dhe të huaj janë duke konstatuar dëmtimet për të vendosur nëse do të jetë i mundur riparimi i kolonave apo jo.

“Është çmenduri të jetosh aty, ai pallat është i pabanueshëm por i riparueshëm”.

Frika për atë që ndodhi atë mëngjes nëntori ndihet tek të gjithë banorët. Disa të tjerë kanë nisur të riparojnë dëmet ndërsa godina 6 katëshe u shua ato 30 sekonda të forta tërmeti./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews