Ballina Aktualitet Rajoni FOTO | Mbështetja e radhës nga Greqia, pankartë në gjuhën shqipe nga...

FOTO | Mbështetja e radhës nga Greqia, pankartë në gjuhën shqipe nga ultrasit e AEK-ut

Vazhdon solidarizimi për popullin shqiptar. Tërmeti i tmerrshëm, vdekjet e shumë personave dhe shkatërrimet e mëdha që ka sjellë ngjarja e frikshme i kanë prekur të gjithë.

Reagimi i radhës vjen nga Greqia. Tifozët e AEK-ut të Athinës kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku shkruhet: “Lutemi për Shqipërinë. Solidarizohemi me popullin shqiptar”, teksa nuk mungon shkrimi në gjuhën shqipe.

Pankarta e shpalosur nga tifozët e AEK-ut

Tifozët e ekipit kryeqytetas lajmëruan më parë mbledhjen e ndihmave për të prekurit dhe personat që po vuajnë, teksa sot postuan pankartën në shkallët e stadiumit në ndeshjen jashtë fushe kundër OFI-t të Kretës. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews