Ballina Bota “Emigrantët po na kolonizojnë”, Samaras alarmon Greqinë

“Emigrantët po na kolonizojnë”, Samaras alarmon Greqinë

Thirrjet e ish-kryeministri Antonis Samaras se emigrantët janë duke “kolonizuar” Greqinë, jo vetëm që kanë alarmuar vendin fqinj, por edhe kanë nxjerrë në pah shqetësimin e madh të qytetarëve grekë për radhët e gjata të refugjatëve.

Qiriakos Mitsotakis, i cili rrëzoi Aleksis Tsipras në zgjedhjet e korrikut me premtimin për të ndalur radhët e gjata të emigrantëve, po përpiqet të arrije një ekuilibër midis vendosje së rregullave më të ashpra dhe ofrimin e kushteve jetike në kampet e azilkërkuesit. Ai ka qenë po ashtu i kujdesshëm të mos i përngjajë partive ksenofobe si Agimi i Artë.

Por ndërkohë që numri i emigrantëve po arrin maksimumin, me më shumë se 67,000 persona që kanë mbërritur në Greqi këtë vit, Demokracia e Re është nën presionin e ish-kryeministri Samaras dhe partive të tjera për të marrë një qasje shumë më të rreptë.

Nëse nuk merr masa, Mitsotaqis mund të “digjet” gjithashtu edhe nga opinioni publik. Sondazhet sugjerojnë se emigracioni kryeson listën e shqetësimeve të votuesve. Durimit të grekëve të zakonshëm ndaj kampeve të refugjatëve, veçanërisht në ishuj, duket se i ka ardhur fundi. Çdo përpjekje për zhvendosjen e tyre pritet me kundërshtime dhe protesta nga komunitetet e zemëruara pranë zonave ku do të ngrihen kampet e reja.

Samaras deklaroi disa ditë më parë në një fjalim agresiv se “emigrantë të paligjshëm” nga vendet ku nuk ka luftë po organizojnë një “kolonizim joformal” të Greqisë.

Samaras, falë mbështetjes të se cilit, Mitsotakis erdhi në pushtet, bëri thirrje për një rikthim në politikat e administratës së tij në vitet 2012-2014, kur kërkuar mbylljen e kampeve dhe rikthimin e emigrantëve në vendet e tyre “

“Kjo politikë u zbatua dhe kjo politikë funksionoi. Kjo është politika që qeveria e re ka premtuar,” tha ish–kryeministri 68-vjeçar, duke akuzuar Brukselin se kishte marrë rolin “një vëzhguesi të papërgjegjshëm që komenton nga larg”.

Para se të vinte në pushtet, Demokracia e Re akuzoi qeverinë e majtë të Alekis Tsipras se ishte shumë e butë ndaj emigrantëve, por situata u përkeqësua pasi Mitsotaqis mori detyrën.

Qeveria e Mitsotaqis ka ndryshuar tanimë legjislacionin, duke e bërë më të lehtë dëbimin e azilkërkuesve që u mohohet qëndrimi në BE dhe ka premtuar se do të mbyllë kampet e mbipopulluara në ishuj dhe t’i zëvendësojë ato me kampe të mbyllura dhe qendra të kufizuara në qytetet e mëdha greke.

Manos Logothetis, këshilltari i posaçëm i qeverisë greke për emigrantët tha se refugjatët do të trajtoheshin si “mysafirë” të Greqisë dhe “jo klientë”.

“Të gjitha kampet në ishuj do të zëvendësohen nga kampe të mbyllura deri në qershorin e ardhshëm dhe të emigrantët do të jenë në gjendje të largohen nga këto kampe në bazë të një orari të rreptë, për mbrojtjen e tyre”, deklaroi Logothetis për gazetën europianë “Politico”.

Pas deklaratave të Samaras, një deputet i Demokracisë së Re propozoi “thyerjen e tabuve” dhe dërgimin e azilkërkuesve në ishuj të largët, të pabanuar.

“Samaras tha me zë të lartë atë po diskuton e gjithë shoqëria greke,” tha ministri i bujqësisë Makis Voridis. “Jam dakord me çdo fjalë të fjalimit të zotit Samaras,” tha ministri i Zhvillimit Adonis Georgiadis, i cili shtoi se megjithëse Mitsotakis po përdorte retorikë të ndryshme, ai në thelb kishte kopjuar idetë politike të Samaras.

Analisti grek Nick Malkoutzis, i thotë gazetës europiane “Politico” se tha se një pjesë e madhe e partisë në pushtet favorizon mbajten e një qasjeje më të ashpër ndaj refugjatëve, edhe për shkak të arsyetimit se kjo do të parandalonte humbjen e votuesve, të cilët mund t’i drejtohen partive ekstremiste.

Malkoutzis thotë se mbajta e qëndrimi më të ashpër ndaj emigracionin mund të jetë një gur themeli i politikës së Demokracisë së Re.

Kjo shpjegon përse një deputet i Demokracisë së Re mbrojti muajin e kaluar një grup protestuesish që organizuan një zgarë me mish derri me pije alkoolike jashtë një kampi me azilkërkues myslimanë. Ai tha se Grekët nuk duhet të ndryshojnë kulturën e tyre për të akomoduar të porsaardhurit.

“Në Greqi ekziston rreziku që të shohim një përsëritje të asaj që ka ndodhur në vendet e tjera europiane, ku refugjatët dhe emigrantët jo vetëm që janë stigmatizuar, por janë kthyer në objektiva të partive politike, duke bërë që votuesit të tërhiqen gjithnjë e më shumë në pikëpamjet ekstremiste,” tha analisti.

Ky alarm është ngritur edhe nga grupet e të drejtave, OJQ-të dhe UNHCR-ja, një delegacion i së cilës ngriti shqetësimin gjatë një vizitë të fundit në Greqi se ” toleranca e qytetarëve ndaj emigrantëve ishte shumë e ulët se më parë”.

Brenda Demokracisë së Re, një nga deputetët që rekomandon një qasje më të moderuar ndaj emigrantëve është vetë motra e Mitsotakis, Dora Bakoyannis. Ish-ministrja e Jashtme deklaroi në një postim në Twitter se asnjë nga deputetët që kërkonin dëbimin e refugjatëve nuk e kuptonin se çfarë po kërkonin. “Nuk dua të besoj se ata janë në favor të një qasjeje çnjerëzore ndaj emigrantëve”, tha ajo.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...