Ballina Aktualitet Rajoni E kaluara millosheviçiane e Vuçiqit: kur shtynte një Audi me mikun Sheshel...

E kaluara millosheviçiane e Vuçiqit: kur shtynte një Audi me mikun Sheshel (VIDEO)

Njihet tashmë e kaluara e Vuçiqit nën Millosheviqin, si njeri i tij, ish-ministër i Informacionit, apo thënë ndryshe i propagandës, në pushtetin e famëkeqit.

Por së fundi, është publikuar dhe një video e viteve të tij me një tjetër famëkeq, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Sheshel, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës.

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiqit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për krime lufte vitin e kaluar.

Eshtë një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një Audi 100 me të cilin udhëtonin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews