Ballina Aktualitet Shqipëri Diaspora e Dervenit në Austri grumbullon ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti...

Diaspora e Dervenit në Austri grumbullon ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri (FOTO)

Në vazhdën e angazhimit të vet patriotik dhe kombëtar, diaspora e Dervenit në të gjitha vendet e Evropës ku është prezente (si Zvicër,Itali,Gjermani, Austri dhe vende të tjera) po bën maksimumin për të ndihmuar vëllezërit tanë në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm ku humbën jetën mbi 50 njerëz, qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe me mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Në një postim në rrjetet sociale shifet diaspora e dervenit në Krems të Austrisë në krye me hoxhën e Xhamisë Vllazërimi të tubuar për të grumbulluar ndihma për Shqipërinë. Derveni çdoherë krenar me diasporën e vet, Ju lumtë!/derveni.info


@tn.lajmelokale
@tetovanews