Ballina Kronika Del VIDEO/ Polici i “Shqiponjës” godet qytetarin e prangosur

Del VIDEO/ Polici i “Shqiponjës” godet qytetarin e prangosur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video ku shihen momentet e arrestimit të një personi dhe çasti kur njëri prej 3 efektivëve të forcave “Shqiponja” e godet qytetarin.

I prangosuri ndodhet në tokë në momentin kur policia e prangos dhe në ato momente ai i kërkon oficerëve ta ngrenë në këmbë pasi është me astmë. Pasi ngrihet, i thotë njërit prej efektivëve: “Veç për këtë të çame (të çarë) ke për ta parë ti te reparti!”

“Si, si?”– i kthehet edhe njëherë efektivi.

“Ke për ta parë tek reparti vetëm për këtë të çame,”- thotë ai, ndërsa polici i gjuan sërish me shuplakë.

“Hajt se ta rregulloj unë ty” – shton efektivi në fund, ndërsa kolegu i tij e shtyn, si për ta kundërshtuar faktin që i arrestuari po dhunohej.

Loading...