Ballina Argëtim “Burrin e dua shqiptar, pesë ditë dasmë”: Bebe Rexha, me një rrëfim...

“Burrin e dua shqiptar, pesë ditë dasmë”: Bebe Rexha, me një rrëfim ndryshe pas vizitës për tërmetin (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha erdhi këtë javë në Shqipëri për të dhuruar një shumë të madhe parash për dy familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bebe dhuroi edhe dy projektet arkitekturore të banesave të familjes në fshatin Bubq dhe në fshatin Bizë, ndërkaq nuk ngurroi edhe të vizitonte nga afër këto familje.

Artistja e njohur ndërkombëtare ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” në RTSH.

Deklarata e Bebe Rexhës gjatë vizitës pas tërmetit:

Bebe u pyet rreth donacionit të saj për familjet në nevojë dhe tregoi:

“Në fakt, ndihem mirë. Do të doja që të ndihmoja më shumë, por nuk është se jam vetëm unë, po të gjithë ata njerëz që kanë dhuruar, që kanë ndarë lajmin me të tjerë. Është ndjesi e mirë të ndihmosh familjetqë të ringrenë shtëpitë e tyre. Kur vizitova familjet e prekura, ndjeva sikur isha gati të qaja. U trishtova shumë. Shiko, më ishte thyer zemra nga e gjitha kjo sepse më sillte në memorie familjen time. Ata jetonin në tenda dhe kjo ma theu zemrën me të vërtetë”, ka shtuar Bebe Rexha.

Na duhet të pranojmë që artistë shqiptarë të njohur në botë kemi plot… duke nisur që nga këngëtarë të njohur lirikë e deri te popstarët.

Dhe një nga popstarët më në zë të momentit në Hollivud dhe jo vetëm është Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë dibrane. Bebe vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga ana tjetër gjeti kohën për të dhënë intervistën e saj të parë në Shqipëri.

Në emisionin “Lart e Poshtë”, Bebe ka dhënë disa detaje lidhur edhe me jetën jeta e saj personale dhe karrierën. E pyetur nëse Bebe ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD”.
Nga ana tjetër, këngëtarja e “Say My Name” ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por preferon më shumë muzikën pop tanimë.

BEBE REXHA FLET PËR BURRIN E JETËS

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha, udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës. Jo vetëm kaq, por Bebe u shfaq për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në ekranin shqiptar.

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë”, tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana”.

BEBE REXHA FLET PËR MARRËDHËNIEN ME DUA LIPËN, RITA ORËN DHE AVA MAX

Në një bisedë mjaft cool dhe interesante në makinë rrugës për në aeroport, nga ku Bebe do të nisej drejt Çikagos, ajo ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj private dhe karriera.

E pyetur nga Andi lidhur me faktin nëse në albumin e saj të ri do të ketë bashkëpunëtorë shqiptarë, Bebe ka rrëfyer një detaj mjaft interesant.

“Dua shumë të bëj një këngë me Ritën, Duan dhe Ava Max. E ke parasysh, të gjitha vajza, fuqia e vajzave. Por ndonjëherë është e vështirë sepse çdokush ka planet dhe axhendën e vet”, ka rrëfyer Bebe.

E pyetur nga gazetari nëse ky është një paralajmërim, ajo tregon: “Unë jam veç një telefonatë larg…”. Por me sa duket, telefonata duhet të vijë nga vajzat e tjera sepse Bebe është tepër e zënë me turneun e saj me Jonas Brothers.

Bebe Rexha premtoi se do të rikthehet sërish në Shqipëri vitin e ardhshëm. Kujtojmë që këtë intervistë, artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha, e dha pasi vizitoi këtë të hënë Shqipërinë në kuadër të dhurimit të donacioneve për familjet e prekura nga tërmeti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews