Ballina Lajme Shqipëri Bubq, 300 familje të harruara, fëmijë të sëmurë e të moshuar strehohen...

Bubq, 300 familje të harruara, fëmijë të sëmurë e të moshuar strehohen në çadra verore

Dy javë pas tërmetet, rreth 300 familje në Bubq po jetojnë ende të strehuar në çadra verore, në kushte të vështira dhe pa përkujdesje mjekësore.

Mes tyre ka fëmijë, të moshuar dhe njerëz me sëmundje kronike, të cilët nuk kanë marrë ndihma në mjete e veshje nga shteti, apo shërbim mjekësor.

Ish-deputeti demokrati Agron Shehaj, pas një vizite në Bubq, shkruan se mes të sëmurëve ka dhe fëmijë të vegjël:

“Rosalinda 4 vjeçare është e sëmurë me temperature të lartë, dergjur në një çadër të ftohtë, ngritur mbi truall balte, pa asnjë përkujdesje shëndetësore. Si Rosalinda nëpër çadra ka me qindra fëmijë, pleq, njerëz me sëmundje kronike.
Vetëm në Bubq rreth 300 familje po jetojnë nëpër çadra të vogla të ngritura në oborret para shtëpive të rrënuara.”

Duke i bërë thirrje shtetit për ndërhyrje dhe medias për vetëdijësim, Zoti Shehaj tha se këto familje nuk mund të qëndrojnë më nëpër çadrat e ftohta dhe plot lagështi:

“Gjendja nëpër çadra me dimrin e ftohtë dhe të lagësht që ka rënë, është në prag të katastrofës njerëzore. Tragjedia e tërmetit ja ka lënë vendin dramës mizore së mbijetesës së njerëzve të braktisur totalisht nga shteti. Me një grup qytetarësh po mundohemi të lehtësojmë dhe ndihmojmë sa më shumë.

Por duhet ndërhyrja urgjente e shtetit që e paguajmë për të garantuar jetën dhe sigurinë tonë. Mediat kanë një rol të madh për të vetëdijësuar, por duhet të mos merren me gishtin e kryeministrit!”

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...