Ballina Aktualitet Bilall Kasami takohet me Albin Kurtin

Bilall Kasami takohet me Albin Kurtin

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari Gjeneral Arjanit Hoxha, dy deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, realizuan takim me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, njëherit edhe Kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim është diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë më 6 tetor, në mënyrë të rregullt, fer dhe demokratike. Kryetari Kasami e uroi për fitoren z.Kurtin dhe për ndryshimin e arritur me fitoren e forcave opozitare në Kosovë. U bisedua edhe për fuqizimin e e faktorit politik shqiptar në rajon.

Lideri i VETËVENDOSJES! Albin Kurti e inkurajoi z.Kasami për rolin e rëndësishëm që ka Lëvizja BESA në faktorizimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Takimi u realizua në një atmosferë mjaft vëllazërore.


VIDEO bonus:
Loading...