Ballina Aktualitet BESA zbarkon në Berlin (FOTO)

BESA zbarkon në Berlin (FOTO)

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi dhe kryesuesi i Këshillit të Komunës së Zhelinës, Liridon Useini  arrijnë në Berlin

Shtyrja e datës së zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill mbetet akoma opsion aktiv, të cilin pushteti nuk dëshiron ta hapë për debat tani. Kjo vazhdon të varet nga ratifikimit i protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e Spanjës. Në emisionin 360 gradë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cilësoi anëtarësimit në NATO si prioritet.

Ne u jemi lajmëruar të gjitha anëtarëve duke i lutur t’i përshpejtojnë procedurat. Do të ishte e papërgjegjshme që kur topi të vijë në terrenin tonë, të themi se tani ne jemi në pushim 3-4 muaj”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Gjithashtu disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill edhe më tej mbetet e hapur çështja për ndryshim të Kodit zgjedhor dhe modelit zgjedhor.

LSDM është e qëndrimit se ka kohë për t’i sjellë këto vendime, dhe zgjedhjet të mbahen sipas modelit të ri, por partneri i tyre i koalicionit, Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se për ndryshim të modelit zgjedhor deri më tani nuk kanë diskutuar me partnerin qeveritar të koal*icionit.

Të gjitha këto dilema nuk merren parasysh nga partitë politike, si ato në pushtet, ashtu edhe nga ato në opozitë. Të gjitha kanë zbarkuar në terren dhe po ngjeshin radhët.

Një foto e publikuar sonte në fb tregon se sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi dhe kryesuesi i Këshillit të Komunës së Zhelinës, Liridon Useini  kanë arritur në Berlin për takime me diasporën. Në datën e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve mërgimtarët në shtetet perëndimore do të kenë një festë disaditëshe dhe mund të luajnë rol të rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve, sepse shumica do të udhëtojnë në vendlindje./tn

@tn.lajmelokale
@tetovanews