Ballina Aktualitet Opinione Berat Buzhala: Shyqyr zotit që për Kosovën nuk pyetet Edi Rama, se...

Berat Buzhala: Shyqyr zotit që për Kosovën nuk pyetet Edi Rama, se nesër na kish kthy në Serbi

Edi Rama është vënë në qendër të kritikave në Kosovë, pas takimit të fundit për Minishengenin.

Mes atyre që e sulmojnë, nuk mungon as Berat Buzhala, që thotë se Edi Rama po vepron si Enver Hoxha.

“Kurrgjo, Edi Rama veç po e vazhdon atje ku e ka pas lanë Enver Hoxha.

Në këtë foto: Dushan Mugosha, poshtë majtas, Miladin Popovic, në këmbë majtas, Enver Hoxha, poshtë djathtas.

Diktatori Hoxha e ka shitë Kosoven të këta dy zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

Kushdo që thotë ndryshe gënjen. Shqipëria e Hoxhes e Jugosllavia e Titos, Rankovicit, Mugoshes e Popovicit kanë pasë marrëdhënie ekselente deri në vitin 1948.

Ne, ndërkohë në vitet 1945-48 partizanët kanë kryer masakra të tmerrshme.

Shyqyr zotit që për Kosoven nuk pyetet Edi Rama. Nesër na kish kthy në Serbi.

Sigurisht, sikur në vitin 1945, edhe tash, ishin gjetë do argatë në Kosovë për me u bo pjesë e bashkim vllazerimit”, shkruan Buzhala.(TemA)

https://youtu.be/gdDQ4Xr2QZs

@tn.lajmelokale
@tetovanews