Ballina Aktualitet BE rezistencë Francës: Europa, e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor!

BE rezistencë Francës: Europa, e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor!

Në kundërshtim me presidentin e Francës, e cili po ”betonon” gjithnjë e më fort idenë e tij për frenimin e zgjerimit, për të cilin ai pretendon se ka mbështetjen edhe të „disa vendeve anëtare”, në Bruksel flasin për zhvillime pozitive për vendet në rrugën e integrimit evropian dhe inkurajojnë rajonin që të vazhdojë reformat evropiane, thotë DW.

Komisioneri i ri I zgjerimit Oliver Vrahelyi njoftoi se javën e ardhshme do te çelet një kapitull I ri në negociatat e pranimit me Serbinë. Bosnja dhe Hercegovina u lavdërua në fjalimin e parë të Komisionerit të ri të Zgjerimit për emërimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Asaj iu bë thirrje për „formimin e funksionimin e plotë” të të gjitha niveleve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në vend. ”Vetëm kështu ky vend mund të lëvizë drejt zgjidhjes së problemeve kryesore dhe prioriteteve, që i ka paraqitur Komisioni”, thotë Varhelyi.

Komisioneri është shprehur se është e rëndësishme, që në Prishtinë të formohet shpejt një qeveri e re, sepse Kosova ka përpara „punë të rëndësishme”, përfshirë fushat me prioritet, siç janë zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe vazhdimi i dialogut me Beogradin. Ndersa kur është fjala për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë Komisioni Europian do të ndërhyjë për hapjen sa më të shpejtë të negociatave të pranimit, që presim të ndodhë përpara samitit të majit në Zagreb, ka deklaruar komisioneri.

Varhelyi, Macron dhe Borell janë dakord për një gjë, e kjo është që samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, të bëhet një pikë-kthese për politikën e zgjerimit. Deri atëherë do të duhej të përcaktoheshin dhe të dakordësoheshin pozicionet e vendeve anëtare dhe të institucioneve të BE lidhur me të ardhmen e zgjerimit, dhe në këtë kuadër të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

VIDEO bonus:
Loading...