Ballina Bota Autobusi përfundon në lumin e ngrirë, 19 viktima në Rusi (VIDEO)

Autobusi përfundon në lumin e ngrirë, 19 viktima në Rusi (VIDEO)

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë në lumin e ngrirë, deklaruan autoritetet. “Sipas informacioneve, të paktën 19 persona kanë vdekur ndërsa 21 janë lënduar”, thuhet në komunikatën e autoriteteve.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha në një njoftim se autobusi ishte duke udhëtuar nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega, shkruan Radio Europa e Lirë.

Më shumë se 40 udhëtarë dhe një shofer ishin në autobus. Dy helikopterë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti me fatalitet. Rusia ka rekordin më të keq në botë për pakujdesinë në rrugë. Sipas statistikave, 18 214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar.

 

VIDEO bonus:
Loading...