Ballina Sport Arsenal fitojnë ndaj Standard Liege dhe kalon në fazën tjetër të Europa...

Arsenal fitojnë ndaj Standard Liege dhe kalon në fazën tjetër të Europa League

Arsenali ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League, duke mbyllur fazën e grupeve me 11 pikë, tri fitore, dy barazime dhe një humbje…

Skuadra e Freddie Ljungberg me barazim e ka mbyllur aventurën në fazën e grupeve të Europa League.

‘Topçinjtë’ barazuan 2-2 me Standard Liegen e Mërgim Vojvodës, që për 90 minuta qëndroi në stol.

Vendasit bën lojë të mirë, duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, për 1-0 në minutën e 47 dhe për 2-0 në atë të 69’.

Por, Arsenali reagoi dhe përfundoi fazën e grupeve të paktën m një barazim.

Alexandre Lacazette shënoi golin për 2-1, ndërsa Bukayo Saka për 2-2 në minutën e 81-të.

Eintracht Frankfurti humbi 2-3 nga Vitoria de Guimaraes dhe u kualifikua si e dyta, falë edhe barazimit të Standard Liegen që ishte shumë afër fazës tjetër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews