Ballina Bota ANALIZA: Po sikur Trump të mos jetë i marrë?!

ANALIZA: Po sikur Trump të mos jetë i marrë?!

Ndërkohë që mund të jetë një hap larg shkarkimit, presidenti i Shteteve të Bashkuara po bëhet gati të nënshkruajë një marrëveshje të madhe tregtare më Kinën. Për shumë analistë, ky ka qenë një moment i mirë për t’i bërë një pyetje të rëndësishme njëri-tjetrit: Po sikur të Donald Trump mos jetë i “marrë”?

Ai cilësohet nga mbështetësit e tij si simboli i lidershipit amerikan, një “Reagan i kohëve moderne” dhe një provokator i qëllimshëm, ndërsa për armiqtë është një narcizist që nuk e ka problem të shkelë ligjet amerikane për të marrë atë që do.

Por a është Trump vërtet një i “marrë”, siç është shigjetuar nga mediat që kur nisi garën për president?

I “marrë” duket se është kthyer tanimë në një fjalë që përdoret mjaft mirë për të përshkruar një president i cili thotë gjëra që asnjë president tjetër nuk i ka thënë, i cili zgjidh dhe lufton për çështje që asnjë president tjetër nuk i merrte përsipër, i cili ka ndryshuar kaq shumë norma, sa që ka ndryshuar përkufizimin e Uashingtonit për normalen. Ndërkohë vetë Trumpit jo vetëm që nuk i intereson, por ndonjëherë madje bën shaka me akuzat e “armiqve” vendas dhe të huaj.

Një sondazh i Universitetit “Quinnipiac” këtë javë zbuloi se 57 për qind e votuesve thonë se ata janë “më mirë” financiarisht që kur Trump u bë president, duke i dhuruar kështu kreut të Shtëpisë së Bardhë një përparësi të jashtëzakonshme për t’u rizgjedhur sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Edhe pse po lufton beteja të shumëfishta, Trump duket se do të shkojë drejt vitit 2020 si kolos. Me një shkallë papunësie në vetëm 3.5 për qind, ai duket se e ka tanimë rrugën e lirë për rizgjedhje.

Më shumë sesa për prezantimin e strategjive të reja politike, gjatë garës së ardhshme presidenciale, Trump ka të ngjarë të merret me faktin se shumë nga idetë e tij kanë thyer tabutë e vjetra dhe janë në krye të agjendave të konservatorëve dhe demokratëve.

Idetë e Trump mbi tregtinë tregojnë se si ai ka ndërtuar një ortodoksi të tregtisë së lirë që dikur ishte në duart e elitave. Po kështu, mendimi i tij se Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin Kinën si një kundërshtar afatgjatë dhe si një fuqi të barabartë globale është përqafuar si nga konservatorët ashtu edhe demokratët. Po ashtu edhe pikëpamja e tij për nevojën për të nxjerrë Amerikën nga “luftërat e pafundme” gëzon mbështetjen e pjesës më të madhe të qytetarëve amerikanë.

Ato që kanë fituar mbështetje në mesin e kongresmënëve demokratë janë edhe pikëpamjet e tij tolerante për shpenzimet e mëdha të qeverisë. Ndërkohë, idetë e tij për emigracionin kanë qenë thellësisht polarizuese, por kanë marrë mbështetje nga shumë votues të klasës punëtore që dikur ishin demokratë.

Pra, si ka mundësi që një i “marrë” gëzon kaq shumë mbështetje nga të gjitha krahët politike?

Trump është një mjeshtër komunikimi. Deklaratat e tij në Twitter krahasohen me njoftimet e prera të ish-presidentit Ronald Reagan në televizion dekada më parë.

Ai u zgjodh president pikërisht për shkak të sfidimit të normave të vjetra dhe është e pakonceptueshme të fitojë një mandat të dytë nëse do yë fliste ose vepronte si politikanët ë tjerë amerikanë. Sulmet personale të mediave ose politikanëve demokratë si Nancy Pelosi ose Chuck Schumer ndaj Trump, duket se po fuqizojnë edhe më shumë bazën e mbështetësve të Trump.

Edhe pse demokratët po bëjnë të pamundurën për shkarkimin e tij, Trump gëzon tanimë një miratimi prej 55 për qind, aq sa kishte Reagan në 1984 kur mori mandatin e dytë. Edhe pse po sulmohet nga të gjitha anët, Trump duket se po shikon nga larg demokratët që konkurrojnë mes njëri-tjetrit më një mandat të dytë në xhep.

*Marrë me përshtatje nga gazeta europiane “Politico.Eu”*(gazeta SI)

@tn.lajmelokale
@tetovanews