Ballina Aktualitet Shqipëri Agron Tufa kërkon azil në Zvicër/ Reagon Jonila Godole: Figurat në pushtet...

Agron Tufa kërkon azil në Zvicër/ Reagon Jonila Godole: Figurat në pushtet po ‘mbytin’ zërat kritikë

Jonila Godole ka deklaruar se figurat në pushtet po godasin kritikët e vendit dhe sipas saj ky është një ‘tërmet’ për shoqërinë shqiptare.

Tiranë- Agron Tufa, Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka marrë një vendim për të dhe familjen e tij, duke u larguar nga Shqipëria. Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër dhe mësohet se këtë veprim e ka bërë pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës.

Nuk ka munguar edhe një reagim i Jonila Godoles, anëtares së Bordit të të Përndjekurve, e cila ka deklaruar se largimi i Agron Tufës me familjen e tij nga vendi është “tërmet” i fortë për shoqërinë shqiptare. Ajo thekson se figurat në pushtet po godasin zërat kritikë.

Deklarata e plotë

Agron Tufa me familjen nuk e perjetuan termetin e dates 26 nentor, por largimi i tij nga Shqiperia shkakton nje “termet” te forte fillimisht per miqte e tij te afert; per gjithe kauzen e ballafaqimit me diktaturen komuniste; per gjithe aktoret institucionale dhe private qe angazhohen ne kete drejtim si dhe per gjithe shoqerine shqiptare qe qendron indiferente ndaj goditjeve qe u jepen zerave kritike ne kete vend, a thua nuk paskemi mesuar asgje nga shurdheria dhe memeceria jone per 45 vjet.

Agroni ka paraqitur sipas rregullores doreheqjen e tij prane Bordit drejtues te ISKPK bashke me arsyet qe e kane detyruar te marre kete vendim, te cilat besoj se do behen publike se shpejti.

Me siguri do te kete interpretime te ndryshme ne ditet qe vijne se perse ai ndermori kete rruge, a eshte e tepruar apo jo kanosja ndaj tij dhe familjes se tij, etj, etj… Por si anetare e Bordit Drejtues shpreh personalisht indinjaten time te thelle per metodat e uleta depersonalizuese dhe kercenuese qe figura politike ne pushtet dhe ndihmesit e tyre perdorin vitet e fundit per te goditur çdo individ qe lufton per zbardhjen e krimeve te komunizmit; per te mbytur zerat kritike qe nxjerrin zbuluar regjimin e djeshem dhe trashegimine e tij te kalbur moralisht dhe politikisht qe e katandasi Shqiperine serish ne nje vend monopartiak.

Përplasja me Brahon:

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

J.V/Dosja.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews