Ballina Bota Analiza A po funksionon politika e “presionit maksimal” e Trumpit ndaj Iranit?

A po funksionon politika e “presionit maksimal” e Trumpit ndaj Iranit?

Populli iranian ka rifituar më në fund aksesin në internet, por zhgënjimet e tyre vazhdojnë.

Mbyllja e internetit Teheranit i kushtoi 1.5 miliard dollarë dhe ishte pjesë e një sulmi të dhunshëm që kushtoi 200 jetë dhe që akoma vazhdon.

Protestat filluan në nëntor pasi administrata Rouhani bllokoi zbatimin e një ulje të rekomanduar nga FMN në subvencionet e benzinës por papritur dyfishoi çmimet brenda natës, duke e çuar popullin iranian në protestë – jo vetëm për rritjen e çmimit të benzinës, por mbi barrën gjithnjë në rritje të Republikës Islamike.

Në mes të gjithë këtij kaosi, administrata Trump në të vërtetë pretendoi që ishte bërë shkak për ngjarjet që ndodhën.

“Skifterët e Iranit”, thonë se protestat janë prova që plani i tyre po funksionon.

Në realitet, politika e “presionit maksimal” të administratës nuk e bën të pamundur vetëm jetën e iranianëve – ai minon drejtpërdrejtë interesat e SHBA dhe rrit mundësinë e luftës.

“Presioni maksimal” është duke nxitur iranianët kundër SHBA dhe duke shkaktuar vetëm vuajtje ekonomike.

Nuk ka asnjë garanci që kjo proteste e imagjinuar masive do të rezultojë disi në një qeveri pro-SHBA.

Rruga më e mundshme është që Uashingtoni të vazhdojë politikën e tij të sanksioneve të pavlefshme, sesa të vazhdojë të zhgënjyejë edhe më tej popullin iranian dhe ti bejë ata të dështojnë duke rrezikuar në më shumë vdekje dhe vuajtje, ndërsa qeveria në Teheran përdor mundësinë për të përqendruar fuqinë e saj.

Ndërkohë, ekziston një shans më i madh që lufta me SHBA të fillojë.

Nuk kemi nevojë të hamendësojmë. E kemi parë më parë këtë histori.

Kur administrata e Klinton zbatoi një politikë të ashpër sanksionesh kundër Irakut, kryengritjet në vend u ndërprenë dhe Saddam Hussein ishte më i fortë se kurrë.

Kjo beri që Uashingtoni të niste një luftë katastrofike në 2003 nën administrimin e Bush.

Nuk kemi nevojë të përsërisim të njëjtat gabime.

Zhgënjimi i vërtetë i popullit Iranian shikohet në sy. Ata tashmë po jetojnë mes një shkëmbi dhe një vendi të vështirë, qoftë ajo nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi në Teheran apo nga sanksione të administratës Trump.

Ndërkohë, ashtu si Iraku, ekzistojnë edhe grupe të tjera, qofshin ato të Muxhahidin-e-Khalq apo monarkistët që po ndërtojnë strategji me “skifterët” e Iranit në Uashington.

Sidoqoftë, protestat e Iranit nuk u organizuan nga parti politike me një drejtim specifik, ishte një popull i vendosur diku në një qoshe ku kërkonte dëshpërimisht një dalje.

Për më tepër, axhenda e “presionit maksimal” po rezulton në tortura ekonomike .

Kjo po destabilizon vendin, është sikur po i jep oksigjen pikëpamjeve anti-SH.B.A., dhe duke i dhënë forcave të ashpra më shumë ndikim në Iran.

Qeveria iraniane është e stimuluar për ti dhenë tashmë një përgjigje tensioneve në Iran.

Sipas një raporti të Reuters, Garda Revolucionare mbajti një takim për të diskutuar se si të ndëshkojë SHBA për sanksionet e saj ndaj Iranit.

Ky takim çoi në sulme ndaj objekteve Aramco të Arabisë Saudite që ulën përkohësisht 5% të furnizimit me naftë në botë.

Nëse administrata Trump në të vërtetë do të interesohej për mbështetjen e popullit iranian do të kthente marrëveshjen bërthamore, do të të hiqte sanksionet ndaj teknologjisë në mënyrë që Teherani të mos heqë përsëri aksesin në internet.

Zhgënjimet aktuale të popullit Iranian bazohen në shqetësime socio-ekonomike. Ata nuk mund të përballojnë të blejnë ushqime dhe ilaçe.

Siç është dokumentuar edhe në Venezuelë, kur përpiqeni të mbijetoni, përparësia nuk është përparimi politik.

Në vend që të përfitojë në kurriz të Iranit, Uashingtoni duhet të lehtësojë mundësinë për të bërë tregti, dhe të rrisë sektorin privat në Iran, larg një ekonomie të mbyllur dhe të dominuar nga Garda Revolucionare.

Kjo do të çonte në përmirësime politike të shëndetshme dhe të qëndrueshme të udhëhequra nga një klasë e mesme e fortë.

Irani i udhëhequr nga sanksionet drakoniane dhe një qeveri e korruptuar vetëm nxit ciklet e dëshpërimit, paqëndrueshmërisë dhe goditjeve.

Në vend që të kryqëzoni Iranin dhe të rrezikoni duke çuar në një rezultat të dhunshëm dhe të paparashikueshëm, SH.B.A. duhet t’i shërbejë interesave të saj në rajon duke angazhuar edhe Iranin.

Kjo do t’i jepte një levë qeverisë amerikane kundrejt një grushti të vogël aleatësh të saj në rajon të cilët kanë të dhënat e tyre problematike (sh.r: Jamal Khashoggi).

SHBA madje mund të përdorë diplomacinë që ka, për të marrë Marrëveshjen e Iranit dhe për të diskutuar çështje të tjera me shqetësim të përbashkët, duke përfshirë stabilizimin e Sirisë dhe tërheqjen nga Afganistani.

Kështu Irani mund të fuqizohet përmes shkëmbimeve akademike dhe afariste.

Deri më tani, gjëja e fundit që ka bërë administrata Trump është fuqizimi i iranianëve të rregullt.

Me një internet të rivendosur dhe fotografi dhe video të mahnitshme të protestave që shfaqen kudo, gjëja e fundit që duhet të bëjë administrata Trump është të reagojë me gëzim .

E vërteta është se “presioni maksimal” i lehtësuar nga rrethanat e pamundura për popullin iranian i çon ata në një pike të thyer vdekjeprurëse, ndërkohë që të gjithë rrezikonin një luftë tjetër katastrofike në Lindjen e Mesme.

Të vendosësh në presion iranianët nuk është një arritje – shmangia e luftës që sjell rezultate pozitive është diçka e mençur për të cilën Uashingtoni duhet të përpiqet.

Business Insider: Përktheu Sonila Backa

@tn.lajmelokale
@tetovanews