Ballina Aktualitet Shqipëri 80 banorët e fshatit Delbnisht të Laçit të harruar: Asnjë nuk na...

80 banorët e fshatit Delbnisht të Laçit të harruar: Asnjë nuk na ka kontakuar (VIDEO)

Tërmeti nuk ka kursyer as banorët e fshatit Delbnisht në Laç, e megjithatë ata ankohen se askush nuk po i ndihmon. Për “Abc Neës” banorët thonë se për ta nuk ka as çadra mjaftueshëm, ndërsa banesat paraqesin rrezikshmëri.

Banorët e fshatit Delbnish të Laçit janë harruar nga shteti. Tërmeti i 26 nëntorit edhe në këtë fshat ka kthyer disa banesa në gërmadha.

Numërohen rreth 10 shtëpi të rrënuara dhe dy prej tyre janë të familjes të Ndoc Gjokës dhe Leonard Vathit. Ata ankohen për autoritetet që nuk ju ka rënë në mendje të shkojnë të shohin dëmet

“Është dëmtuar, mirë që kanë shpëtuar fëmijët, inxhinierët akoma nuk kanë ardhur ‘.

Jo vetëm këta banorë por dhe të tjerë të këtij fshati kanë të njëtin hall.

“Unë jam vetë i pestë, nuk kemi ku të jetojmë, kemi shkuar në bashki, do vimë sot, do vimë nesër’, thotë një tjetër banir.

Në Deblnish të Laçit rreth 80 banore jetojnë në qiell te hapur. Edhe disa familje që janë pajisur me çadra kanë problem me të ftohtin, erën e fortë dhe shirat e rrëmbyer. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews