Ballina Aktualitet 25-vjetori i UT-së, nuk janë përmbushur pritjet (VIDEO)

25-vjetori i UT-së, nuk janë përmbushur pritjet (VIDEO)

Në 25-vjetorin e Themelimit të Universitetit të Tetovës, disa nga themeluesit thonë se ky institucion i lartë arsimor aktualisht nuk është në nivelin për të cilin ata ishin angazhuar. Miqereme Rusi tha se nevojiten më shumë investime, të cilat do të përmirësonin cilësinë e arsimit, ndërsa për këtë kërkoi nga ministri i arsimit më shumë kujdes për UT-në.

https://youtu.be/2OfK2sIvQqc

I mungojnë edhe shumë gjana këtij universiteti, shembull konviktet për studentët institutet e ndryshme që duhet themeluar dhe të komplet si një universitet që i ngjason shteteve që synojnë Bashkësinë Evropiane. Investime duhet sa më tepër pra veçmas ministri i arsimit duhet të ketë kujdes që nga buxheti i Maqedonisë i paraparë për arsim sipëror ta kemi hakun dhe pjesën tonë që na takon- tha Miqereme Rusi – Njëra ndër nismëtaret e themelimit të UT.

https://youtu.be/LbYxKLkdM2M

Një ndër problemet me të cilat ky Universitet është përballur gjatë këtyre viteve është edhe renditja në listën e Shangait, në të cilën UT-ja radhitet në pjesën e fundit të listës. Përmirësimin e kushteve e kërkon edhe njëri ndër themeluesit, Milaim Fejziu.

https://youtu.be/A1-cjUFV92s

UT nuk ballafaqohet me ato probleme që i ka pasur nga themelimi e këtej, por ballafaqohet me probleme të karakterit të modernizimit, të ngritjes, të zgjerimit të fushave të shkencës në krijimin e instituteve të reja, besoj që shpejt duhet të filloj edhe biblioteka, pra këto janë gjitha gjërat që i nevojiten universitetit- pohoi Profesori Milaim Fejziu – Nismëtar i themelimit të UT-së.

Edhe pse ende nuk ka një vendim zyrtar për ndërrimin e emrit, drejtuesit e Universitetit, në shënimin e 25 vjetorit të themelimit zbuluan pllakën me emrin e ri “Universiteti i Tetovës-Fadil Sulejmani”. Në ambientet e Universitetit është vendosur edhe shtatorja e rektorit të parë të UT-së.

UT që nga koha e themelimit e deri më sot përpos misionit të edukimit arsimit dhe kërkimit shkencor ka merita dhe kontribut të tij të jashtëzakonshëm në gjitha proceset përparimtare”

Në kuadër të manifestimit të 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, aktori shqiptar Mirush Kabashi u shpall doktor honoris Causa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews