Ballina Kronika 1500 euro për të marrë një diplomë, në pranga polici 47-vjeçar

1500 euro për të marrë një diplomë, në pranga polici 47-vjeçar

Një punonjës policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pasi dyshohet se ka ndihmuar një person për të marrë diplomën nga një universitet privat kundrejt pagesës.

Në njoftimin e saj SHÇBA bën të ditur se është arrestuar 47-vjeçari E. SH, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë.

“Punonjësi i policisë E. SH. dyshohet se duke ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një shtetasi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë proçesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove.”

Mbi të rëndon akuza “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Opinion.al

VIDEO bonus:
Loading...