Ballina Aktualitet Zjarr në Shkup, mbi 10 familje mbetën pa kulm mbi kokë (VIDEO)

Zjarr në Shkup, mbi 10 familje mbetën pa kulm mbi kokë (VIDEO)

Një zjarr ka shpë*rthyer dje në fshatin Petrovc (Petrovec) të Shkupit duke shkaktuar shumë dëme.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga pasojat e këtij zjarri që la pa kulm mbi kokë mbi 10 familje në këtë fshat.
Publikuesit e pamjeve bëjnë thirrje për ndihmë nga shoqatat dhe individët bamirës.

Një mesazh në inbox-in e Tetova News ka këtë porosi (po e sjellim ashtu si na ka ardhur, pa lekturim dhe redaktim):

“pershendetje te nderuar nese ka munsi me shpernda ket video ne faqen e juaj per ndihmen e 10 familjeve nga shkupi petrovec te cileve ju asht djegur baraka sod ne ket dit madheshtore dit xhuma allahu i sprovoj me ket gjendje ju kisha lut ata te cilet kan mundesi me ndihmu mundeni me kontaktu me personin xhengiz A Sefedini ju faleminderit per mirkuptim”.

https://youtu.be/GNCWOa6se00

https://youtu.be/pGnySnf7054

@tn.lajmelokale
@tetovanews