Ballina Kronika Vihen pas hekurave dy persona nga Tetova

Vihen pas hekurave dy persona nga Tetova

Dje (31 tetor), rreth orës 07 e 25 minuta, në fshatin Poroj të Tetovës, pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, kanë privuar nga liria 20-vjeçarin E.A. nga ky fshat, tek i cili është gjetur mari*juanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate.

Dje (31 tetor), në ora 20 e 30 minuta, në rrugën ,,Jordan Zllatanovski,, në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 33-vjeçarin S.I. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur mar*ijuanë.

Kundër personit S.I. do të përgaditet parashtresë adekuate.

VIDEO bonus:
Loading...