Ballina Kronika Video/ Vajza rrihet në mes të rrugës në Tiranë, askush nuk e...

Video/ Vajza rrihet në mes të rrugës në Tiranë, askush nuk e ndihmon

Në rubrikën “Hitparade e Absurdit shqiptar” ka mbërritur një video në të cilën dy djem shfaqen duke dhu*nuar një vajzë në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet u regjistruan nga një qytetar. Pamjet tregojnë se një prej djemve e go*det vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq. Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Pavarësisht se pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë. Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra e dë*noi ashpër këtë akt dhe i bëri thirrje vajzës që të shkojë dhe ta den*oncojë këtë dhu*në në polici.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, dy djem që dhu*nojnë një vajzë. God*asin vajzën e dhun*ojnë, tm*err i madh. Sigurisht këto pamje besoj që policia do t’i marrë, do t’i njohë personat, ose ajo vajza që ka provuar këtë lloj dhu*ne të shkojë të paraqitet të thotë ky është filani, filani dhe të merret vesh përse. Përtej të merret vesh përse edhe të mos e bëni më. Nuk ka gjë më të tme*rrshme se të vihet dorë mbi një femër, o meshkuj, a do t’i thërrisni mendjes apo jo, nuk ka shans fare.”

Ndërkohë, më poshtë gjeni disa nga episodet e tjera që u shfaqën dhe u komentuan në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar” .

Konvikti në Shkodër është përmbytur dhe uji ka hyrë kudo, aq sa punonjëset mundohet ta heqin me mjete rrethanore.

Një banore në Kukës është filmuar duke hedhur pjesë të mëdha të dollapit të rrobave nga dritarja.

Në Tiranë disa qytetarë ankohen se po u bien mbi kokë e mbi bizneset e tyre pllakat e pallatit.

Treni në Durrës duhet të kalojë përmes shkurresh e ndërtimesh. /tvklan.al

Bonus video:
Loading...