Ballina Aktualitet Shqipëri VIDEO: Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja

VIDEO: Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja

Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi është zhvendosur në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe më konkretisht në rrugën “Zef Serembe”.

Duket e pabesueshme, por pas krahëve të gazetares ka qenë një pallat 5 katësh, i cili është rrafshuar dhe tani shihet vetëm papafingo.

“Jam në këtë zonë në rrugën “Zef Serembe” në zonën e ish -Kënetës në Durrës.

Pas krahëve të mi është një ndërtesë e rrënuar. Banorët më shpjeguan që kjo ka qenë një ndërtesë 5 katëshe.

Siç e shikoni nga pamjet ka mbetur vetëm kati i fundit i papafingos.

Banorët më thanë që familja që ka këtë shtëpi nuk banon këtu është jashtë.

Duket e pabesueshme, unë vetëm kur u përballa dyshoja që kjo ishte një ndërtesë 5 katëshe. Ajo që dukshme është vetëm një papafingo”- shprehet gazetarja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews