Ballina Top Lajm VIDEO/ “13 deputetë janë arvanitas”, në gjendje të rëndë politikani që dridhi...

VIDEO/ “13 deputetë janë arvanitas”, në gjendje të rëndë politikani që dridhi Parlamentin grek

Mediat greke bëjnë me dije se historiani dhe ish-deputeti grek, Manolis Glezos ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet spitalore bëjnë me dije se Glezos prej tri ditësh është i shtruar në spital pas problemeve serioze me frymëmarrjen. Gjendja e tij tashmë është stabilizuar edhe pse vazhdon të mbetet e rëndë.
Glezos shihet si një simbol në Greqi për shkak të qëndrimeve të tij liberale ndaj emigrantëve si edhe pjesëmarrjes në luftën e Dytë Botërore.

Kujtojmë se, pesë vite më parë ai mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare, duke i quajtur ata arvanitas.

Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

VIDEO bonus:
Loading...