Ballina Bota Trump kërkon që edhe Italia të largohet nga BE

Trump kërkon që edhe Italia të largohet nga BE

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Italia por edhe shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian do të ishin më mirë nëse do të mbeteshin jashtë Unionit.

Në një intervistë radiofonike me liderin e partisë Brexit, Nigel Farage, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se është gati që të negociojë me Italinë marrëveshje tregëtare dhe ti propozojë asaj daljen njëlloj siç do të bëjë Britania e Madhe.

Nëse këto vende duan të qëndrojnë në BE, është punë e tyre, por dijeni se në Europë është e vështirë të negociosh me liderët e Brukselit, ndërsa me mua gjithçka do të ishte më e lehtë”, është shprehur Trump.

Komenti i presidentit amerikan mund të nxisi sërisht debatin për fatin e Italisë brenda zonës euro , debat që mund të zhvillohet edhe brenda qeverisë Conte, të cilin presidenti amerikan e ka mbështetur publikisht.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i ka fshehur asnjëherë kritikat e tij për Brukselin, të cilin ai e konsideron një armik të SHBA-së , dhe në këtë mënyrë Italia mund t’a ndihmonte Trump që të dobsonte fuqinë që BE ka në Evropë./Klan Plus

@tn.lajmelokale
@tetovanews